Semafori i kuq ndal Qeverinë, ulet 10 mijë lekë gjoba, 30 mijë kush e shkel

Qeveria është ndalur para sefamorit të kuq, duke reduktuar gjobën për shoferët në rast nuk e respektojnë atë.Ministria e Brendshme, është tërhequr nga shifra e lartë prej 40 mijë lekësh që propozohej për shoferët që shkelin semaforin e kuq, duke përcaktuar në 30 mijë lekë gjobën maksimale.Kjo tërheqje e Ministrisë, duke se pranon kërkesën e deputetëve të mazhorancës të cilët kanë kërkuar me këmbëngulje përgjysmimin e gjobave.Sipas ndryshimeve të propozuara, nëse një drejtues automjeti shkel semaforin apo urdhrin e policit për të ndaluar, atëherë do të ndëshkohet nga 20-30 mijë lekë të reja.Po ashtu edhe në rastet e përsëritjes së shkeljes së semaforit deputetët kanë rënë dakord me Ministrinë që në rastet kur gabimi përsëritet më shumë se dy herë brenda dy vjetëve, atëherë vendosja e gjobës do të pasohet edhe me pezullimin e patentës nga 9 muaj deri në 1 vit.Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve ka miratuar edhe ndryshimet në ligjin për disiplinën e Forcave të Armatosura ku për herë të parë të drejtën për të dhënë masë disiplonore do ta ketë edhe Presidenti i Republikës, Kryeminsitri dhe Ministri i Mbrojtjes. Ministrja Kodheli, sqaroi se është shtuar numri i shkeljeve disiplinore.Ligji u miratua pa shumë diskutime, çka solli pakënaqesi edhe brenda deputetëve të shumicës.