Ristani: Rama pabarazi me qytetarët, qeveris me hajdutët e energjisë
Në daljen e tij të parë publike, që prej zgjedhjes si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani nga selia blu ka denoncuar një tjetër vjedhje të energjisë nga drejtorët e OSHEE.Bëhet fjalë për kreun e OSHEE Tropojë, një person me preçedent penalë që sipas Ristanit ka 16 milionë e 900 mijë lekë energji të papaguar.“Ata që vjedhin energjinë në shuma të mëdha, të dënuarit për vepra të rënda penale, janë të preferuarit e Kryeministrit. E kanë respektin e Edi Ramës, promovohen dhe praktikisht qeverisin vendin.Kemi këtu rastin e drejtorit të OSHEE-së së Tropojës. 16 milionë e 900 mijë lekë drita të papaguara.Me Edi Ramën kryeministër,vajza të mitura gjenden sot në burg se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë.Me Edi Ramën kryeministër, hajdutët e pacipë të energjisë, abuzuesit e pashembullt, janë administratorë të energjisë.Drejtori i Edi Ramës në Tropojë, ka edhe një të kaluar problematike.Ja ku kemi këtu vendimin. Eshtë dënuar për armëmbajtje pa leje, dhe largim nga vendi i qëndrimit”.Ristani deklaroi se Rama po thellon pabarazinë e qytetarëve, duke qeverisur me hajdutët e energjisë dhe persona të dënuar.Numri dy i demokratëve la të kuptohet se kjo parti do tu rikthehet sërish protestave, edhe pse një ditë më parë deputetja Mesila Doda tha sinjalet për thyerje të bojkotit në Kuvend.“Shqipëria është në protestë sepse padrejtësia dhe pabarazia po arrin kulmin. Edi Rama ka futur një ndasi kriminale në shoqëri.Miqtë e Edi Ramës janë në një anë, të privilegjuar, hajdutë të energjisë, persona me precedent kriminalë. Në anën tjetër janë të pamundurit, ata që duan punë e dinjitet, që trajtohen si armiq nga Edi Rama.Këta qytetarë të pabarabartë kërkojnë një punë, një mundësi për të ushqyer familjen, për të paguar dritat. Shqipëria është në protestë, sepse nuk mund të durojë eksperimentet kriminale të Edi Ramës.E ka kthyer vendin në laborator të dhunimit të qytetarëve të ndershëm, dhe gradimit të hajdutëve dhe personave të dënuar.Ky është realiteti i përditshëm. Qytetarët do të ngrihen cdo ditë. Kjo e keqe do të ndalet”.