Obama: Kamera në trup çdo polici për të rritur besimin e qytetarëve
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka kërkuar 263 milionë dollarë në formë fondesh për policinë amerikane, për të financuar vendosjen e kamerave në trupat e oficerëve, në mënyrë që të rritet besimi i publikut tek ata.Kamerat e trupit mund të japin dëshmi të saktë për raste të ndryshme ballafaqimesh mes policisë dhe civilëve, siç ishte edhe rasti i vrasjes së adoleshentit Majkëll Braun në Ferguson të shtetit të Misurit.Obama u takua të hënën me zyrtarë të forcave të rendit dhe drejtues të organziatave të shoqërisë civile dhe shumë grupe të tjera interesi, ku konfirmoi se po punon fort me agjenci të ndryshme federale për t'u siguruar që këto masa të mos i japin policisë amerikane pamjen e një ushtrie."Ky nuk është problem vetëm për qytezën Ferguson, por është një problem kombëtar", u shpreh Obama pas takimit.Ndërkohë në Nju Jork, ka pasur sërish protesta të hënën kundër vendimit të gjykatës së Fergusonit për të mos e ndjekur penalisht oficerin e policisë, Darren Uillson.Disa qindra njerëz u mblodhën në Sheshin Uashington pas mesdite dhe pasi qendruan disa minuta në heshtje, marshuan nëpër rrugët e qytetit për rreth një orë para se të mbërrinin në Times Square.Protesta pati sërish edhe në qytezën Seint Pol të Minesotas, ku njerëzit u shtrinë në rrugë duke bllokuar për disa orë trafikun. Në të dy protestat pati vetëm një arrestim dhe turma u shpërnda paqësisht.