Masakër në Kenia, militantët ekzekutojnë 36 punëtorë jo myslimanë
Militantët somalezë të grupimit ekstremist Al-Shabab, kanë vrarë të martën 36 punëtorë të një guroreje në qytetin verior kenian, Mandera.Sipas dëshmive të banorëve vendas, ata i kandë ndarë 36 fatkeqët nga punëtorët myslimanë të qytetit dhe më pas i kanë ekzekutuar.Ata raportojnë se viktimat u kapën pas mesnate ndërsa po flinin në kapanonet e tyre, 15 kilometra larg qytetit Mandera.Siç duket edhe nga pamjet, viktimat janë vënë në rresht para se të ekzekutoheshin nga afër në orët e para të së martës.Al-Shabab njoftoi se e kishte kryer sulmin për t'u hakmarrë për ndërhyrjen e forcave keniane në Somali. Madje ata pretendojnë se kanë vrarë 40 vetë, katër më shumë se shifra zyrtare e raportuar.Qyteti Mandera është në kufirin kenian me Somalinë dhe Etiopinë dhe aty dominon popullsia me kombësi somaleze dhe fe muslimane.Shumica e punëtorëve të vrarë raportohet se kanë mbërritur nga jugu i vendit, ku dominon feja e krishterë.Autoritetet keniane kanë dënuar ashpër sulmin dhe janë zotuar për më tepër përkushtim në luftën kundër terrorizmit.Ky është sulmi i dytë brenda pak ditësh, pasi javën e kaluar, Al-Shabab sulmoi një autobus në të njëjtën zonë duke lënë të vdekur 28 persona.