Media serbe: Haga tallet me Serbinë, i kërkon Vuçiç arrestimin e Sheshel
Vendimi i Tribunalit të Hagës për të liruar përkohësisht ultranacionalistin serb Vojislav Sheshel për shkak të gjendjes shëndetësore, ka vënë në vështirësi jo vetëm gjykatën, por edhe qeverinë serbe.Mospërmbajtja dhe deklaratat radikale të tij, bënë që Prokurorët në gjykatën e krimeve të kërkojnë rikthimin e tij në burg.Ditën e hënë, prokuroria i paraqiti një mocion Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për Ish-Jugosllavinë, duke kërkuar që lirimi i përkohshëm i Sheshelit të revokohet pasi lideri i Partisë Radikale serbe tha ai s’do të kthehet më kurrë në Gjykatën e Hagës për të përfunduar gjyqin e tij.Kryeprokurori Serge Brammertz u shpreh në mocion se ‘besimi i gjykatës për sjelljen e Sheshelit ishte i pabazë’.Brammertz tha se Shesheli duhet të kthehet në Hagë, ku duhet të mbahet një seancë dëgjimore për të diskutuar “kushtet e rrepta për të rregulluar ndonjë lirim të ardhshëm të përkohshëm”.Por nga ana tjetër mediat serbe e kanë komentuar këtë kërkesë të Hagës si një “lojë pa kufinj”, e cila sipas tyre po kërkon të shpërthejë “një patate të nxehtë” si Sebia.E përditshmja serbe ‘Kurir’ nuk heziton ta quajë skandal në një shkrim të sotëm deklaratën e Kryeprokurorit.Kjo nisur edhe nga një deklaratë e Sheshel ku thekson se do të kthehet në burg vetëm nëse Presidenti dhe Kryeministri serb e vendosin një gjë të tillë.“Nuk ka kthim me vullnetin tim në Hagë. Vetëm me urdhët të qeverisë serbe mund të largohem sërish” ka deklaruar Sheshel.Që kur është kthyer në Beograd, ai ka udhëhequr protesta nacionaliste dhe ka bërë një sërë deklaratash të ashpra të cilat kanë zemëruar viktimat e luftës.Nacionalisti i linjës së ashpër, Sheshel, është një nga liderët e fudit të mbijetuar nga klasa politike e ish Jugosllavisë të shpërbërë gjatë luftërave të viteve 1990.Ai është akuzuar për vrasje të planifikuara si dhe përndjekje, tortura dhe burgosje të jo serbëve përgjatë konflikteve të ndryshme.Ai u vetë dorëzua në Hagë në vitin 2003, por mbeti figura qendrore e Partisë Radikale Serbe (SRS)