Aldo Bumçi: Ringritja e PD nuk bazohet te dështimi i Ramës

Ringritja e Partisë Demokratike nuk bazohet tek dështimet e qeverisë së Ramës. Kështu ka deklaruar deputeti i PD, Aldo Bumçi në studion e Ora News.Pas zgjedhjes së Arben Ristanit si numri dy i PD, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike, deputeti Bumçi tha se se ekipi i ri i PD po krijohet duke patur vlerat dhe alternativat ekonomike të qendrës së djathtë. Sipas tij alternative e kësaj force politike është më e mira.“Gjërat kanë ndryshuar, por për keq, por do ishte varfëri dhe mjerim nëse ne do ta bazonim ringritjen tonë të dështimi i Ramës. Jo! Ne po krijojmë një ekip, kemi vlerat tona të qendrës së djathtë, alternativat ekonomike, por ne nuk jemi pëtu për një ofertë të së kaluarës. Ne vijmë këtu me një trashëgimi e cila do të përmirësuar ndjeshëm duke reflektuar problemet e sotme të shoqërisë shqiptare. Dhe ne mendojmë se oferta e PD dhe aleatëve të saj, oferta e qendrës së djathtë ku bazohet te shteti liberal dhe jot e shteti policor që i merr qytetarëve gjithçka”, tha Bumçi.Bumçi shprehu vendosmëri se në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Demokratike ka një program të qartë për qytetarët, për të nxjerrë vendin nga kriza.“Ne jemi të gatshëm përpara vitit 2017, që të dalim para qytetarëve shqiptarë me një program të qartë për të dalë nga kjo krizë e thellë ku po futet vendi dhe me një ekip të madh njerëzish që përfshijnë të rinj, njerëz me përvojë por edhe ata që kanë kontribut në PD.”