Paris, delet protestë kundër mbrojtjes së ujqërve nga qeveria FOTO
Fermerët francezë lëshuan delet e tyre para kullës Eifel në qendër të Parisit të enjten, në shenjë prosteste për politikat e qeverisë për mbrojtjen e ujqërve. Në Francë mendohet se jetojnë 250 deri në 300 ujqër të ndarë në 20 tufa.Sulmet e ujqërve kanë nisur të bëhen shqetësuese që në vitin 1993, ndërsa numri i individëve rritej pavarësisht vrasjes së tyre nga ghjahtarët. Sot janë rreth 28 krahina të prekura nga ujqërit, nga 11 që ishin në vitin 2009, ndërsa në total janë vrarë 8000 individë."Jam sot këtu për të thënë se na ka ardhur në majë të hundës nga ujqërit në tokën tonë. Problemi i ujqërve zgjat në Alpe prej 20 vitesh tashmë dhe momentalisht ata po shtohen edhe në zonat lindore dhe qendrore të Francës. Prandaj jemi sot këtu për t'i thënë stop", thotë një fermer i pranishëm në protestë.Sipas atyre që e kundërshtojnë mbrojtjen e kafshës së egër pretendojnë se ky është edhe një problem ekonomik, pasi çdo vit kjo nismë u kushton taksapaguesve francezë 20 milionë euro. Fermerët kishin nxjerrë në sheshin e protestës edhe qingja të vegjël, nënat e të cilëve ishin ngrënë nga ujqërit.Fermerët francezë arritën ta eliminonin plotësisht problemin e ujqërve në fillim të shekulli XX, por që prej shpalljes së tyre si specie e mbrojtur nga qeveria, gjuetia e tyre është e kufizuar vetëm në rastet e vetëmbrojtjes apo sulmit ndaj një tufe bagëtishë.Një protestë e ngjashme u mbajt edhe para godinës së Parlamentit Europian në Strasburg.




