Basha akuzon shumicën për provokim: Fotot e Enverit porosi e Ramës dhe Metës
“Fotografitë e dikatorit Enver Hoxha që valëviten mbi kokat e kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta është përdhosja dhe provokimi më i madh që i bëhet gjakut të mijëra e mijëra qytetarëve që dhanë jetën kundër sistemit komunist në kërkim të lirisë”.Kreu i Partisë Demokratike duke folur në aktivitetin për përurimin e instalacionit në nderim të viktimave të komunizmit, tha se prej një viti po përballemi me dëshirën për reabilitimin e figurës së gjakatarit më të madh shqiptar.“ Kjo është përdhosja më e madhe që i bëhet sakrificës dhe gjakut të mijëra e mijëra bijve dhe bijave të këtij vendi që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Përdhosja më e ndyrë ndaj atyre mijëra intelektualëve, patriotëve, klerikëve, qytetarëve dhe të rinjve në lulen e moshës që u torturuan, u vranë, u burgosën, u internuan sepse donin lirinë. Është turpi, fyerja, provokimi që u bëhet të gjithë shqiptarëve që provuan në trup dhe shpirt barbarinë, skamjen, shtypjen çnjerëzore të dikaturës së tij”.Në këtë aktivitet Basha njoftoi edhe projektin “Drejt lirisë”, që do të startojë me 8 dhjetor për “Ditën e Rinisë” dhe do të shtrihet për një vit.
“Ne do të shpallim projektin “Drejt lirisë”, që do të startojë në 8 dhjetor të këtij viti e do të vazhdojë deri në 8 dhjetor 2015, vitit të 25-të të krijimit të PD-së. Ky projekt do të përfshijë personazhe pa dallime politike, sepse ai përcjell mesazhe frymëzuese për lirinë.Ne kemi folur dhe flasim për dhunën, për luftën e klasave, për izolimin, për shtypjen e represionin dhe krimet e komunizmit, kemi folur për viktima dhe sërish do të flasim, por sistemi si ideologji, i tillë ka qënë dhe i tillë është akoma aty ku jeton dhe i tillë do të jetë nëse për fatkeqësinë e njërëzimit do të kthehej”.Ndonëse komunizmi sundoi për më shumë se katër dekada shqiptarët nuk u gjunjëzuan asnjëherë tha Lulzim Basha, dhe provë e kësaj qëndrese janë ish-të përndjekurit politik.