Liderët e Ukrainës, Parlamenti konfirmon Poroshenkon e Jatseniuk

Parlamenti i ri i Ukrainës u mblodh të enjten për të emëruar qeverinë e re që do të ngarkohet me misionin për të mbajtur vendin e bashkuar.Qindra trupa policore kishin rrethuar godinën,ndërsa brenda deputetët formuan shpejt koalicionin pesë partiak që shprehu mbështetjen për Presidentin Poroshenko dhe më vonë i dha votën Arseni Jatseniukut për formimin e qeverisë së re.Deputetët duartrokitën në shenjë mirënjohjeje kryeparlamentarin në largim, Oleksandër Turçinov, kur ai njoftoi të pranishmit se një prej deputeteve, Nadia Savçenko, njëkohësisht edhe pilote e ushtrisë ukrainase, arriti të bënte betimin edhe pse mbahet prej kohësh e mbyllur në një klinikë psikiatrike në Moskë.Presidenti Poroshenko, në fjalimin e tij tha se do të mbështetej te parlamenti për të shpëtuar shtetin dhe për të ndihmuar trupat në luftën e tyre kundër separatistëve pro rusë në lindje të vendit."Të gjithë ukrainasit mendojnë vetëm për një shtet të bashkuar, shumica e shohin Ukrainën si vend të bashkuar dhe jo federal. Mendoj se të gjithë e kuptoni se nuk kemi alternativë tjetër përveçs e të rrisim numrin e ushtarëve në lindje të vendit.Shumë shpejt do t'i jepet këtij parlamenti edhe projekt buxheti për këtë. Besoj te bashkëpunimi dha patriotizmi juaj. Le t'ia nisim punës, në mënyrë që brenda pesë vitesh të jemi në gjendje të aplikojmë për anëtarësim në BE".Ndërsa Kryeministri i rizgjedhur, Jatseniuk, tha se do t'i përgjigjej thirrjes së Poroshenkos."I dashur zoti President, ju jap fjalën në këtë podium se do të bëj gjithçka që ju përmendët. Është përgjegjiësa jonë e përbashkët".Megjithatë, partitë pro-perëndimore që fituan shumicën do të kenë kundërshtimin e një grupi të vogël opozitarësh në rrugën e tyre drejt Europës, që janë mbështetës të ish-presidentit Viktor Janukoviç.