Do sulmonin stadiumin, Izraeli kap 30 militantë të Hamasit me eksploziv

Izraeli ka bërë të ditur të enjten se ka arritur të zbulojë planet dhe të parandalojë sulmin që po përgatiste Hamasi për të goditur stadiumin më të madh të futbollit në Jeruzalem, si dhe në pjesë të tjera të qytetit dhe në Bregun Perëndimor.Shërbimi i sigurisë së Izraelit njoftoi se kishte arrestuar 30 anëtarë të grupimit në shtator,të cilëve iu ishin zbuluar armë dhe lëndë plasëse të marra nga militantët e Hamasit në Jordani dhe Rripin e Gazas.Sipas autoriteteve, planet për sulmin stadiumit të futbollit të Jeruzalemit dhe stacionit qëndror hekurudhor ishin bërë nga dega e Hamasit në Turqi, duke shprehur keqardhjen që një vend anëtar i NATO-s ishte bërë bazë për organizata të tilla. Zyrtarë të Hamasit nëRripin e Gazas nuk kanë reaguar ende ndaj akuzave të shërbimit të sigurisë hebreje.Akuzat u ngritën vetëm një ditë pasi Egjipti vendosi të hapte për pak kohë kufirin për të lejuar mijëra palestinezë të riktheheshin në Gaza.Pika doganore në Rafa u mbyll nga egjiptianët më 25 tetor pasi disa terroristë ekstremistë sulmuan dhe vranë 33 ushtarë egjiptianë.Të enjten, rrugët e Gazas u përmbytën nga uji pas shiut të rrëmbyer. Rreth 1.8 milionë banorët e zonës që ka mungesa të theksuara infrastrukturore u detyruan të gjejnë mënyra alternative, si hapja e gropave të mëdha për të kanalizuar ujin.Rreth 20 000 shtëpi të zonës dhe godina të tjera të rëndësishme si ujësjellësa dhe çentrale energjie, u shkatërruan në fillim të vitit nga sulmet e Izraelit, duke i shtuar telashet për palestinezët që jetojnë aty.