Kërkohej për falsifikim dokumentash, arrestohet ish-shefi i Kadastrës Lezhë
Policia e Lezhës ka vënë në pranga ish-shefin e Kadastrës në Lezhë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë prangosur shtetasin Shan Gërdhata 56-vjeç nga fshati Balldre i Lezhës.Policia kishte marrë informacion për lëvizjet e tij dhe ai u arrestua në lokalin e tijë në fshatin Balldre.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim prej një viti nga policia, pasi gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e arrestit me burg. Ai akuzohet për fallsifikim dokumentash, duke bërë mbivendosje pronash.Hetimet ndaj tij nisën pas denoncimit në Prokurori nga banorë të cilët kanë patur probleme me pronat.Gërdhata sëbashku me 6 përsona të tjerë nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, akuzohen se kanë shndërruar tokën kënetore në zonën turistike të Kunes në Shëngjin, në tokë bujqësore dhe ua kanë shpërndarë disa banorëve.Në dokumenta ata kanë shënuar se këto prona u janë kthyer vite më parë, por dokumentet janë bërë kohët e fundit, ndërkohë që as personat që kanë përfituar tokë nuk e dinë se ku ndodhet prona e tyre.5 prej zyrtarëve tashmë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën e saj, duke kërkuar dënimin e tij me 6 vite burg. Shan Gërdhata ka ushtruar detyrën e drejtorit të Kadastres në Lezhë nga viti 2005 deri në vitin 2012.