Buxheti, FRD kundër taksës së qarkullimit e të energjisë

Partia Fryma e Re Demokratike këtë hërë ka dalë në barrikadë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kundërshtuar miratimin e projektbuxhtit 2015.Dy momentet e kundërshtuara nga Gazmend Oketa janë: rritja e taksës se qarkullimit për automjetet dhe rritja e çmimit te energjisë.“FRD konstaton se gjatë vitit që vjen nuk ka një rritje të përgjithshme në arkëtimet në buxhet në raport me prodhimin e brendshëm bruto, gjë e cila i lë vendin evazionit fiskal mbi motive korruptive dhe klienteliste.FRD i tërheq vëmendjen në mënyrë jo populiste kësaj mazhorance që të mos votojë disa ligje që rëndojnë më tepër ekonominë e familjeve shqiptare nëpërmjet rritjes së çmimit të produkteve energjitike dhe rritjes së disa taksave”.Në fund të fjalës së tij Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, theksoi faktin se ky buxhet ka vetëm një të mire, synimin për të ulur borxhin publik të vendit.