Cilësia e karburanteve, IQT neglizhente përballë situatës në treg
Cilësia e karburanteve në tregun shqiptar le për të dëshiruar. Ndërkohë që Inspektoriati Qendror Teknik në drejtimin e Adrian Çelës nuk merr asnjë masë.Drejtues të automjeteve prej kohësh ankohen se makinat e tyre pësojnë defekte të rënda dhe kjo vetëm si pasojë e karburanteve pa asnjë cilësi.Por një prej problemeve më të mëdha është edhe ndotja që karburanti pa cilësi shkakton në mjedis dhe si rezultat direkt në shëndetin e njeriut.Shqetësime në lidhje me cilësinë e karburanteve kanë ngritur edhe biznese të ndryshme të cilat si rezultat kanë kosto shumë të larta shtesë.Por pavarësisht ankesave të cilat nuk kanë munguar as nga deputetë të maxhorancës të cilët kanë apeluar që të vendoset rregull sa më parë në këtë treg, i cili është komplet i parregulluar ndërkohë që IQT nuk reagon ndaj kësaj situate.Një cilësi e dobët nafte ka impakte shumë negative për ekonominë e një vendi.Ndër to mund të përmendësh pasojat në makineri, pajisje, mjedis dhe shëndetësi, që shkaktohen nga cilësia e karburanteve në qarkullim në tregun shqiptar, që në tërësinë e tyre shumëfishojnë humbjet ekonomike për biznesin dhe qytetarët.Tregu i karburanteve në Shqipëri është tregu më i madh në vend me një qarkullim vjetor nga 900 milionë deri në 1 miliard euro dhe me ndikim të fuqishëm në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik tërësor .