Balla akuza Bashës: Debitor i OSHEE bashkë me Mziun e Kamzës
Në kohën kur aksionet e qeverisë mbi mospagesat dhe lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, kanë zënë majat e debatit publik, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Parlamentit, tha se debitor ndaj OSHE-së, është dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.Dokumentat që faktojnë Lulzim Bashën si debitor, Balla preferoi ti bëjë publike në seancën e ardhshme, ndërsa sot ai u mjaftua duke denocuar kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.“E kam ndjekur me vëmendje protestën e opozitës dhe pjesëmarrës në të ishte dhe kryebashkiaku Mziu, që bërtiste më shumë se të tjerët. Kjo pasi ai është një ndër debitorët më të mëdhenj të OSHEE-së.Familja Mziu ka papaguar deri ditën e djeshme 1.139.397 lekë, fatura të energjisë. Kjo është dhe arësyeja që Mziu, bashkë me Lulzim Bashën bërtiste se nuk duam të paguajmë energjinë elektrike ndaj duam të rrëzojmë qeverinë”, u shpreh Balla.I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, duke i cilësuar akuzat të papabaza."Familja ime dhe Bashkia Kamëz nuk janë debitorë ndaj OSHE-së. Ndjekësi i verbër dhe kamikazi i Ramës kërkon të heqë vëmendjen për legalizimet falas që premtoi në Kamëz si dhe të gjithë dështimet e kësaj qeverie si dhe janë të trembur nga uragani qytetar në protestë" thuhet në reagim.Ne foto dokumentet qe tregoi deputeti i PS-se ne Kuvend
sg/Oranews.tv/