1 miliard euro, para të kosovarëve në ish Bankën e Lubjanës

Rreth 1 miliard euro llogaritet të jenë kursimet e kosovarëve të cilat me shpërbërjen e Jugosllavisë, humbën në ish- ­Bankën e Lubjanës.Por një vendim i Gjykatës së Strasburgut, ka mundësi që ta shtyejë Qeverinë sllovene t'ua kthejë paratë kursimtarëve nga Kosova. Kjo është paralajmëruar edhe nga qeveria e këtij shteti, raporton RTK.Vitin e ardhshëm qeveria e Sllovenisë pritet t'i miratojë ligjet e nevojshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut.Njohësi i fushës së financave publike, Profesor Dr. Sabri Kadriu, vlerëson se një hap i tillë iSllovenisë duhet të pasohet edhe nga republikat tjera të ish­-Jugosllavisë. Ai pretendon se paratë duhet të kthehen së bashku me kamatën dhe fitimin e humbur në bazë të kritereve ekonomike. Kadriu thotë se vlera e parave llogaritet rreth një miliard euro.