Rama dorëzon lejen për Xhaminë: Ndërtimi përgjegjësi e KMSH-së
Tiranë- “Që nga ky moment ka vetëm një person përgjegjës për çdo vonesë. Emri i tij është Skënder Bruçaj”.Pasi i dorëzoi lejen e ndërtimit të xhamisë së madhe komunitetit mysliman, kryeministri Edi Rama tha se politika nuk do të pengojë më ndërtimin e këtij kulti, duke ia lënë në derë çdo përgjegjësi tjetër myslimanëve.“Në këtë zyrë e në këtë godinë, u bënë kaq shumë burra me demek të mëdhenj, jo për nga gjatësia, por për nga pushteti, që hyjnë e dalin e flasin për leje; “u dha leja”, “s’u dha leja”, “do japim lejen”, “s’do japim lejen”.Unë di të them vetëm kaq, ja ku e keni, -përfundimisht, lejen e ndërtimit të Xhamisë së Re që është po aq e vërtetë sa ç’ështe e vërtetë shqiponja me dy krerë dhe përkrenarja e Skënderbeut këtu në kopertinën e kësaj dosje”.Në këtë takim nuk u dha asnjë datë apo muaj se kur realisht do të nisin themelet e një objekti të dëshiruar për 7 dekada.“ Me ndihmën e Zotit unë them se shumë shpejt do vazhdojë dhe do jetë një objekt kulti në shërbim të besimtarëve myslimanë, por dhe gjithë qytetarëve të Tiranës” tha Brucaj.Në sheshin e Namazgjasë, në tokën më të përfolur ku konflikti mes qeverisë dhe pronarëve që kanë një pjesë të këtij trualli është ende i hapur, Rama tha se në vend të pallateve do të ketë park.“Në vend të pallatit do të ketë një park publik për qytetarët dhe do të ektë edhe një Muze të bashkëjetesës”.Por kjo tokë ende nuk është e gjitha e komunitetit mysliman. Pronarët janë shprehur se nuk mund të ndërtohet në një tokë haram një objekt fetar sepse nuk kanë rënë dakord me vlerën e shpronësimit.Çështja është ende në gjykatë, ndërsa Kryeministri nuk dha asnjë koment lidhur me pretendimet e tyre.