Greqia dështon ne marrëveshjen me FMN

Greqia dhe huadhënësit e saj të Bashkimit Europian e Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk arritën asnjë marrëveshje në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm gjatë bisedimeve në Paris.Palët kanë diskutuar mbi projektimin e një buxheti të shkurtuar vitin e ardhshëm, gjë e cila   ka mbajtur pezull deri tani arritjen e marrëveshjes së përgjithshme mbi planin përfudnimtar të shpëtimit. Athina ka nevojë urgjente të arrijë këtë marrëveshje deri në afatin e tetë dhjetorit, me qëllim që të arrijë lëvrimin e fondit të shpëtimit prej 240 miliardë euro deri në fund të vitit.Një zyrtar grek tha se nuk ka pasur asnjë diskutim mbi zgjerimmin e afatit përtej fondit të vitit, por shtoi se gjithashtu nuk është vendosur asnjë datë për një tjetër takim mes palëve apo për kthimin e FMN në Athinë.Në fakt përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar pritej të shkonin në kryeqytetin grek në fillim të këtij muaji, por më pas, në një lëvizje të papritur, ata vendosën të mbajnë bisedime në Paris, të cilat edhe përfudnuan pa sukses. Ndëkohë përfaqësuesi i Komisionit Europian për trojkën Declan Costello, tha se bisedimet kanë qenë kosntruktive , ku është biseduar me përfaqësuesit grekë për pikat kyçe të programit të shpëtimit. Ai shton se dialogu do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshje, por nuk dha asnjë detaj se ku dhe kur do të mbahen takimet mes palëve.Kurse përfaqësuesi i ministrisë së Financave greke tha se cështja kyce është hendeku fiskal për 2015. Huadhënësit thonë se Athina përballet me një shkurtim të buxhetit prej 2 miliardë euro vitin e ardhshëm nëse qeveria greke nuk miraton një plan masash për kthimin e borxhit. Nga ana tjetër Athina nuk pranon shkurtimin e borxhit dhe javën e kaluar prezantoi planin e saj për një buxhet më të balancuar në Parlament , por duke injoruar aprovimin e përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe huadhënsve europianë.