Bulqizë, aksidentohet për vdekje minatori, plagoset një tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2014, 11:06
Bulqizë-Një minator ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në galerinë G20 të minierës së Bulqizës.Aksidenti ka ndodhur teksa dy minatorët po punonin dhe shkëputja një masivi dheu ka rezultuar fatale për jetën e 30 vjecarit Leonard Shabani, ndërsda 28 vjecari Ramiz Çupi ka mbetur I plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Bulqizës.Aksidenti ka ndodhur në pusin 2 të galerisë në minierën e Bulqizës. Policia ka nisur hetimet, dhe po verifikohen kushtet e sigurisë në punë.