Greqi, një grevë e përgjithshme 24-orëshe paralizon vendin

Greqia është paralizuar si pasojë e grevës 24 orëshe mbi masat shtrenguese të qeverisë dhe parashikimet e buxhetit të vitit 2015.Greva e organizuar nga Sindikatat e sektorit publik dhe atij privat është e 32-ta që nga viti 2010. Grekët janë të zemëruar me masat e vazhdueshme shtrënguese dhe normat e larta të papunësisë.Mijëra protestues kanë marrë pjesë në mitingjet e mbajtura në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera, më qëllim ndalimin e masave të tjera shtrenguese nga qeveria e Antonio Samaras.Sot në të gjithë Greqinë shkollat u mbyllën, adminitrata braktisi zyrat dhe transporti publik u ndërpre, duke mos funksionuar as autobusë, trena apo avionë.Sindikatat GSEE dhe ADEDY mbajtën një protestë në sheshin “Klathmonos”, kurse PAME në sheshin “Omomia”.Por kësaj radhe edhe media është përfshirë në grevë, duke ndërprerë punën nga ora 11:00 deri në orën 14:00, pasi protestuan para godinës së Unionit të Gazetarëve në Athinë.Ndërkaq, u paralizuan trenat e linjës uburbane Proastiakos, treni elektrik dhe metroja nuk do funksionojnë 12 orë, kurse linjat e tramvajit do të funksionojnë me ndërprerje.Probleme ka pasur me linjat ajrore, ku shumë fluturime janë anulluar. Probleme u krijuan edhe në transportin detar, ku edhe anijet ndërprenë punën duke shkaktuar kaos tek pasagjerët.Spitalet do të jenë të hapura vetëm për raste emergjente, ndërkohë që greva ka prekur edhe bankat dhe bizneset.Greqia ka 6 vite që ndodhet në reçesion dhe ende nuk ka zgjidhur problemet e saj ekonomike.Bisedimet me huadhënëisit europianë dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar përfunduan pa sukses në Paris, gjë e cila mban peng edhe levrimin e fondin të ndihmës prej 240 miliardë euro.Parlamenti do të diskutojë buxhetin 2015 muajin e ardhshëm, teksa Greqia ka normën më të lartë të papunësisë në BE, ku ajo e të rinjve shkon në 50%.