Mallakastër, arrestohet kreu i OSHEE-së, fshehu të dhënat e matësit elektrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2014, 09:13
Mallakastër-Policia ka vënë në pranga kreun e OSHEE të degës Mallakastër, Arben Myftaraj 32 vjeç, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.Sipas policisë Arben Myftaraj fshehu të dhënat e matësit elektrik të një qytetari.Po ashtu policia bën të ditur se ka nisur edhe procedimi penal në gjendje të lirë për dy elektriçistë M.Malaj dhe R.Brakaj.Arrestimi i kreut të OSHEE u bë në kuadër të operacionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, i cili është shtrirë në të gjithë territorin.