Buxheti i ri pa opozitën, Bashkim Fino fut në “sherr” Ramën me grupin e PS
Pa opozitën në sallë vetë maxhoranca, nuk ka dalë pa sherr në seancën që bekoi me votë përfundimtare buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2015.Fillimisht shumica shpërfilli amendamentet e dy deputeteve te LSI-së Petrit Vasili e Gjovalin Kadeli.Por shkak i vërtetë i sherreve nuk u bë qëndrimini LSI-së, por kërkesa e deputetit Socialist Bashkim Fino.Fino : Ajo që kam propozuar është që agjencia të quhet Agjencia Kombëtare e Pushtetit Vendor dhe nga 8 inspektorë të bëhen në 12.Rama: Ajo që thotë Fino ka një sens sepse respektohet numri i qarqeve. Braçe: Ne kemi marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat që kanë ardhur dhe kemi qenë tërësisht të argumentuara. Ndërkohë që nuk është e vërtëte që I kemi marrë parasysh të gjitha kërkesat për punonjës të institucioneve të pavarura. Nuk kemi marrë parasysh kërkesat e prokurorisë.Nga ana tjetër nuk lidhet me numrin por me atë që reforma administrative do të jetë pas 6 muajve të parë të vitit. Agjencia të nisë menjëherë me 8 njerëz dhe natyrisht…Meta: Mendoni ti hedhim në votim propozimin e zotit Fino dhe atë të Komisionit të Ekonomisë, apo të bëjmë dy minuta pushim.Brace: Meqë jeni ju i zoti … pa merak tja u japi i Zoti.. merreni…Hidhet në votimMeta (pasi mëson rezultatin): Miratohet amendamenti i zotit Fino.Por ky votim në favor të kërkesës së Bashkim Finos acaroi kreun e komsionit të Ekonomisë Erion Brace, i cili u largua.Meta: Keni kontestim për mënyrën e votimit?Ruçi: Nuk ka propozim 24 orë para. Nuk mund të votohet. Nuk mund të hidhet fare në votim, pasi nuk ka të depozituar amendim para 24 orësh sic është rregullorja.Rama: Ne kemi marrë shënim vullnetin dhe agjencia do të ketë 12 persona. Kjo është e vetmja mënyrë për të arbitruar ndeshjen mes Finos e Braces.Komunikimi i kreut të kuvendit me Ruçin, shtoj dozat e nervozizmit edhe mes dy liderave të mazhorancës Rama e Meta.Meta:"Unë për këtë komunikoj vetëm me kryetarin e grupit PS, zotin Ruçi.Diskutimit dhe miratimit nen për nen të buxhetit dhe paketës fiskale, kryeministri, i parapriu me një fjalim të gjatë, duke i quajtur propagandë pretendimin e opozitës që e akuzon për rritje të çmimeve dhe taksave në kurriz të qytetarëve. Më shumë se Demokratëve Rama, foli për ata që e bën kryeministër."Janë ulur 15 taksa që ndikojnë në nxitjen e prodhimit, lehtësojnë sipërmarrës e fermerë dhe nxisin eksportet"Kryeminsitri Edi Rama, duke folur për energjinë, për herë ai tha se kesh, ka rreth 60 milion euro borxhe kompanive private te energjisë, borxhe që siaps tijë trshegohen nga kontrata halucinante të qeverisë së Berishës.Një faturë prej 60 milionë eurosh është një tjetër borxh, i papërfshirë në listën e borxheve të njohura nga FMN dhe BB dhe që qeveria duhet të shlyejë.Shifra u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare ku me 81 vota pro, e 3 kundër u miratua pr/buxheti I 2015.“Kemi futur në vijë një bashkërendim forcash me bankiat e nivelit të dytë të përfundojmë shlyerjen e një boxhi dramatik që nuk është përfshirë në listën e borxheve të njohura nga FMN e BB që është borxhi ndaj sipërmarrësve dhe prodhuesve privatë të energjisë. 60 mln euro borxh për shkak të kontratave aluçinante ku për tekat e Lala Gjonit iu garantua për jetë të jetëve këtyre prodhuesve që energjia duhej të blihej gjithmonë e në cdo rast 10 lekë mbi çmimin e importit. U detyra KESH të marrë energjinë këtyre privatëve pa u dhënë lekë."Buxheti dhe Paketa fiskale u miratuan me 81 vota pro, ndërkohë që kundër votuan deputet e PDIU-s, Shepetim Idriz, Dashamir Tahiri dhe Omer Mamo.