ISIS - protestuesve në Ferguson: Përqafoni islamin dhe do ju vijmë në ndihmë
Xhihadistët britanikë që po luftojnë në Siri dhe Irak në radhët e Shtetit Islamik janë zotuar se do të dërgojnë militant për të luftuar kundër policisë amerikane në qytezën Ferguson, sigurisht nëse protestuesit përqafojnë fenë islame.Ekstremistët po kërkojnë të përfitojnë kështu nga rritja e tensioneve në qytezën ku një adoleshent me ngjyrë u vra nga një polic i bardhë në muajin gusht, ndërkohë që të martën, gjykata nuk aprovoi kërkesën për të të proceduar penalisht agjentin e policisë.Duke përdorur sloganin "Nga IS për Fergusonin", xhihadisti i lindur në Birmingam, Xhunaid Husein, vetëm 20 vjeç, i cili tashmë quhet Abu Husain al-Britani, postoi në rrjetin social një fotografi ku mbante një letër në të cilën ishte shkruar "mohoni ligjet e korruptuara të njeriut si demokracia dhe shpallni mbështetjen tuaj për udhëheqësin e ISIs, Al-Bagdadi. Vetëm atëherë ne do të derdhim gjak për ju dhe do t'ju dërgojmë për ndihmë ushtarët tanë.Të tjerë kanë postuar mesazhe si "Nga IS për Fergusonin; e dëgjuam thirrjen tuaj dhe jemi gati të përgjigjemi".Thirrjet e xhihaditëstëve vijnë pikërisht në ditët më të vështira për qytezën e shtetit Misuri, kur një juri me nëntë anëtarë të bardhë dhe tre me ngjyrë, vendosi të mos procedojë policing përgjegjës për vrasjen e adoleshentit. Protesta në mbështetje të banorëve të Fergusonit pati në të gjithë qytetet e mëdha të vendit. Në Los Anxheles, rreth 500 vetë të përkatësive të ndrushme rracore marshuan deri në rrajonin qendror të policisë duke mbajtur parrulla në të cilat shkruhej "Pa drejtësi nuk ka paqe" dhe "Duart lart, mos qëllo!". Disa rrugë në pjesën jugore të qyutetit u mbyllën për publikun ndërsa policia ruante nga afër protestuesit për të mos lejuar përsëritjen e skenave që ndodhën në Ferguson. Protesta pati edhe në Uashington DC, ku për shkak të protestuesve u mbyllën disa rrugë pranë Shtëpisë së Bardhë. Në Nju Jork, qindra vetë marshuan nga qendra e Manhatanit për në lagjen Harlem, ku dominon komuniteti afro-amerikan. Protesta pati edhe në Çikago, Denver, Siatëll dhe qytete të tjera të mëdha. Në Mineapolis, një person që po bashkëpunonte me forcat e policisë, shtypi me makinë një grua, teksa kërkonte të shpërndante turmën duke u future me mjetin e tij mes tyre.Rasti i vrasjes së adoleshentit Majkëll Braun, i ndodhur në një qytezë si Ferguson, ku edhe pse dominon popullsia afro-amerikane në kupolën drejtuese dominojnë të bardhët, ngriti edhe një herë debatin për problemet rracore në Shtetet e Bashkuara. Vetë presidenti Barak Obama, një ditë më parë, u bëri thirrje autoriteteve që të reflektonin, pasi rebelimi i njerëzve nuk ishte vetëm për këtë rast të veçantë, por ishte rrënjosur me kohë në komunitetin afro-amerikan, për mënyrën se si zbatohen ligjet e vendit mbi ta.