Spanjë, Ministrja e Shëndetësisë, jep dorëheqjen pas skadalit të korruspionit
Ministrja e Shëndetësisë së Spanjës, Ana Mato, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për korruspion, gjë e cila sipas gjykatësve që ngritën akuzat, ka dëmtuar tashmë Partinë Popullore të kryeministrit Mariano Rajoy.Dorëheqja e Matos vjen një ditë para se kryeministri i Spanjës të prezantojë legjislacionin e ri kundër korrupsionit në parlament, duke kërkuar mbështetjen para zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm.Gjykata e Lartë e Spanjës ka akuzuar ish-burrin e Matos, Jezu Sepulveda për marrjen e një shume prej 500 mijë Euro, si rryshfet në këmbim të kontratave të punëve publike, kur ai ishte kryetar i bashkisë së një lagje të Madridit dhe i martuar me Maton.Ministrja e Shëndetësisë, e kritikuar gjerësisht për mënyrën se si ka trajtuar krizën e Ebolas në Spanjë në fillim të këtij viti, deklaroi se është e pafajshme, duke hedhur poshtë akuzat, por tha se mbajtja e postit në këto rrethana do të dëmtonte qeverinë dhe partinë e saj.Mato do të merret në pyetje në lidhje me aferat e ish bashkëshortit të saj, për të verifikuar nëse ajo ka qenë apo jo në dijeni të ryshfeteve të majme që ai merrte në kohën kur ishin të martuar.Por në hetim është përfshirë edhe Partia Popullore e kryeminsitrit të Spanjës, pasi ka dyshime të forta në kontratat e projekteve publike për favorizime dhe skema korrusptive.Korruspioni është fenomeni i dytë më negativ në Spanjë pas papunësisë dhe konflikti mes dy partive të mëdha ka rritur popullaritetin e një partie thuajse të panjohur, të quajtur Podemos , ose ndryshe "ne mundemi"