Diskutimi në “Tonight Ilva Tare”: Kërkesat për azil e të miturve, në rritje
Pas të rinjëve të moshës 19-34 vjeç, janë të miturit që zënë një përqindje të lartë që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian. Gjatë periudhës prill-qershor 2014 kanë qenë 1425 persona të grupmoshës 0-17 vjeç që kanë bërë kërkesë për azil.Shqetësimin e ka sjellë në Tonight Ilva Tare edhe Lida Leskaj.Zv.Drejtore e Përgjithshëm e Shërbimit Social Shtetëror. Për Leskaj ka shumë rëndësi që fëmijët të mbrohen jo vetëm kur kthehen, por edhe në fazën përpara sesa fëmijët të largohen ose kur ndodhen në shtetin pritës.“Vlerësimi është i rëndësishëm në të dyja fazat, në fazën kur fëmija ndodhet në një qendër pritje në shtetin pritës, pasi punonjësit aty duhet të përdorin modele të caktuara sipas modelit të fëmijës, sepse ndryshe do trajtohet një fëmijë që ka një histori gjakmarrje, ndryshe një fëmijë tjetër që ka një histori dhune në familje dhe ndryshe një fëmijë që ka shkuar për të bërë shkollë. Ndërkohë kur merret vendimi për ta kthyer duhet të vlerësohet situata e kthimit, pse ka ikur, nëse e presin a ka mundësi riintegrimi, a ka raste dhune, kush do ta marri në mbrojtje nëse familja është e përfshirë në një hiistori trafiku? Është e rëndësishme ku do shkojë fëmija, do rrijë në vendin pritës, do kthehet në vendin e origjinës do shkojë në familje, do ta marrë shteti i origjinës në mbrojtje? Kështu që kjo është një fazë e rëndësishëm. Kthimi i fëmijëve duhet të jetë i asistuar, ku duhet të ketë edhe një punonjës social që fëmija mos jetë i traumatizuar”Ndërsa Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin e Migracionin, Genc Merepeza deklaroi në Tonight Ilva Tare se ka filluar procedimi penal për 6 persona të cilët kanë braktisur fëmijët e tyre ne Francë.“Braktisja e fëmijëvë dënohet nga kodi penal, në këtë rast shteti i heq dhe kujdestarinë. Ne në bazë të këtyre të dhënave që kemi me vendet partnere kemi marrë informacion për persona të ndryshëm që i kanë lënë me dëshirë fëmijët, se nuk mund të themi qe i kanë braktisur. Për çdo dalje që bëhët ka një kontroll rikoroz. Në momentin që “braktisen”, ne marrim informacionin dhe para 10 ditësh kemi filluar procedimin penal për 6 shtetas që kanë braktisur fëmijët e tyre në Francë dhe për këta kodi penal do veprojë. Mund t'i hiqet kujdestaria e fëmijës.”Po ashtu në studion e Tonight Ilva Tare kanë shprehur edhe shqetësimet e tyre Teuta Grazhdani, hartuese e projekteve pranë Organizates Nderkombetare per Migracionin, duke deklaruar se keqpërdorimi cenon integritetin e sistemit te azilit ne vendet e BE, levizjen e lire te shtetasve shqiptarë.Ndërsa Nenkomisioner i Avokatit te Popullit Erin Pirani deklaroi se vitet e fundit numri i azilkërkuesve ka qenë gjithnjë në rritje, duke u ndalur edhe te rritja e kërkesave për azil e të miturve.