Rruga e vështirë drejt Perëndimit, 18-vjeçari: Si tentova të arratisem në Angli
Novrus Desa nuk i ka mbushur të 18-tat. Jeton në fshatin, Katund i Ri, në Durrës, ku në vitin 1992 u vendos familja e ardhur nga Bushtriza e Kukësit.Më 17 nëntor të vitit 2013, fluturon drejtë Amstardamit, me synimin e vetëm për të kërkuar azil në Angli.Novrusi nuk e mohon që varfëria e ka detyruar drejt kësaj aventure dhe pse ishte fëmijë..“Që të shkoja në shkollë duheshin lekë, unë lekë nuk kisha dhe unë vendosa të ik. Kisha dëgjuar që atje shkonin shumë veta dhe të nesërmen në mëngjes doja të hipja në avion por më kapën”Përveç Durrësit, nuk njihte qytet tjetër, por shokët duket se i kanë mësuar gjithçka. Jo vetëm rrugën por dhe sigurimin e dokumentave italiane, sigurisht kundrejtë pagesës."Kisha dëgjuar, dhe i thashë që me bëj dhe një mua. Më tha po nëse ke lekë…dhe pagova 600 euro”Policia hollandeze e ka ndalur teksa po i afrohej aeroportit për të udhëtuar drejtë Londrës. Ka bindjen se e kanë pikasur nga telefoni, dhe pse nuk di as edhe një fjalë të huaj.E vendosin në dhomat e paraburgimit e më pas në një kamp refugjatësh. Tashmë Anglia, toka e premtuar, ishte më larg se kurrë, ndaj Novruzi vendos të rikthehet në Shqipëri.Me asitencën e përfituar, ka mundur të blejë disa paisje muzikore, një pasion ky I 17-të vjeçarit. Gjatë verës, duke luajtur muzikë në dasmat e fshatit, mund të siguroj disa të ardhura. Jeta nuk është më aq e pa shpresë për të..“Kam blerë disa vegla muzike dhe tani punoj dhe mund të nxjerr disa lekë për vete”Tentativa për një jetë më të mirë i ka kushtuar Novruzit 2 mijë euro, por edhe sot ka bindjen se ai thjeshtë ishte pa fat..“PO të kesh shanc edhe mund të shkosh. Po nuk e provove nuk fiton”, shprehet NovruziNovruzi i është rikthyer shkollës, por dhe zanati i DJ, duket se i mundëson ca të ardhura për të shtyrë ditën. Por kjo për nënë e tij, Minen, nuk është e ardhmja e duhur për djalin e saj.“Me sakrificat e veta djali mundohet të punojë.”Shënim: Kronika është përgatitur nga gazetarja Lindita Çela dhe është prezantuar mbrëmjen e 26 nëntorit në "Tonight Ilva Tare" në Ora News.