Tiranë, INUK shemb me tritol godinën 4 katëshe pa leje
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka shembur sot rreth orës 12:00 me shpërthim të komanduar një godinë 4-katëshe të ndërtuar pa leje. Objekti ndodhej në zonënn e Unazës së Re në Tiranë.Shembja e këtij objekti u bë në kuadër të aksionit për prishejn e ndërtimeve pa leje.Pas shpërthimit një re e madhe tymi përshiu zonën, ndërkohë që nuk raportohet për ndonjë dëmtim të ndërtesave përreth.Ndërkohë përpara shembjes u morën masat në mënyrë që shpërthimi të mos shkaktonte dëme në ndërtesat e tjera përreth. si dhe për arsye sigurie u bllokua për 20 minuta qarkullimi në dy akset e rrugës nga rrethrrotullimi i Doganës-Fabrika e Miellit.Pak kohë më parë me shpërthim të komanduar u shemb një ndërtesë buzë rrugës në zonën e Vaqarrit. (Në video shembja e pallatiti 4-katësh në Vaqarr)