Shërbyesja keqtrajton vajzën dy-vjeçare, mund të përballet me akuzën “tentativë vrasje”

Një shërbyese në Uganda është arrestuar pasi u filmua me një kamera të fshehtë teksa keqtrajtonte pa mëshirë një vajzë vetëm 2 vjeç.Në pamjet tronditëse, duket se ajo po e ushqen vajzën me forcë, dhe në pamundësi për të ngrënë me ritmin e saj, vajza e vogël vjell ushqimin. Ka mjaftuar kaq, që dadoja 22-vjeçare të tërbohet .Familja e saj thotë se vajza është shumë e traumatizuar."Ka makthe në gjumë dhe qan natën. Nuk fle rehat dhe ha shumë pak, thotë  tezja e fëmijës Isabella Tugume .Video besohet se është  postuar fillimisht nga i ati i fëmijës në mediat sociale, gjë e cila ndezi zemërimin e të gjithë vendit.Kurse aktivisti për të drejtat e njeriut, Frank Gashumba, shprehet i shokuar. Ai thotë se një njeri normal nuk mund të bëjë diçka të tillë, nuk kam fjalë të përshkruaj një gjë kaq të tmerrshme, thotë ai.Policia konfimoi se dadoja , e identifikuar si Jolly Tumuhiirwe, ndodhet ne paraburgim dhe përballet me akuzën “abuzim me fëmijët”, por mund të akuzohet edhe për tentativë vrasjeje.Sipas statistikave, veprat penale të lidhura me fëmijët në Uganda janë rritur me 40 përqind që nga viti 2012.