Shkop në ballë mësuesit të kimisë gjatë mësimit, arrestohet adoleshenti

Një adoleshent ra në prangat e policisë për ushtrim dhune ndaj mësuesit. Ngjarja është regjistruar në Lezhë, rreth orës 10:00 të paradites në shkollën e mesme "Kolin Gjoka", ku 17-vjeçari E.Gj i ka prishur orën e mësimit mësuesit të kimisë dhe më pas e ka goditur me një shkop në kokë.Mësuesi mësohet se ka marrë dëmtime në ballë. Ai është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe pas kësaj është larguar në banesë jashtë rrezikut për jetën.17-vjeçari E.Gj u arrestua rreth orës 16:00 të pasdites, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale të "Goditjet për shkak të detyrës".