Familjet e përmbytura në Kukës: Na jepni statusin dhe na krijoni lehtësira me energjinë

Kukës - Anëtarët e familjeve të përmbytura nga ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës, vijojnë të enden në institucionet e Kukësit, ku kërkojnë zgjidhjen e problemit të dëmshpërblimit për tokat që janë zënë nga uji.Përfaqësuesit e rreth 5 mijë familjeve, kërkojnë të pajisen me një kartë që ti identifikojë si familje të përmbytura, dhe tu krijohen lehtësira nga shteti për pagesat e energjisë së konsumuar.Problemi i këtyre pronave u shfaq për herë të parë në vitin 1993, duke detyruar qeverinë e atëhershme të marrë vendim për një zgjidhje të pjesshme, duke shpërngulur disa qindra familje dhe duke i mbështetur me kredi.Ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978, përmbyti Kukësin e vjetër dhe 36 fshatra të rretheve Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë.Nga llogaritjet e bëra janë përmbytur më shumë se 3500 ha tokë bujqësore, rreth 300 ha pyje dhe kullota si dhe qindra hektarë troje.