New York në gjendje emergjence, pas borës rrezikon përmbytjet FOTO/ VIDEO
New York ndodhet në gjendje emergjente për shkak të rrezikut të përmbytjeve masive.Shërbimet e Emergjencës kanë bërë gati mijëra thasë me rërë në zonën e Buffalos, pasi temperaturat e larta, ashtu siç parashikuan ekspertët, kanë nisur të shkrijnë borën me një shpejtësi të madhe.Por trashësia prej më shumë se 2 metër e dëborës shton edhe më shumë rrezikun e përmbytjeve masive, gjë e cila ka bërë që 775 anëtarë të Gardës Kombëtare të New York-ut të qëndrojnë në gatishmëri për të parandaluar përmbytjen e rrugëve dhe shtëpive.Por garda po ndihmon gjithashtu edhe për pastrimin e rrugeve nga dëbora dhe garazheve gjithashtu pas stuhisë së ftohë të borës që vrau mbi 13 persona.Mijëra njerëz janë izoluar si pasojë e borës, por kulmi arriti kur disa prej tyre mbetën të bllokuar për më shumë se 20 orë në makinat e tyre.Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi se rrugët mund të përmbyten shpejt nga shkrirja e dëborës, por paralamëroi gjithashtu edhe daljen nga shtrati edhe të katër lumenjve në New York.Guvernatori Andrew Cuomo u bëri thirrje qytetarëve për kujdes, duke u shprehur se përmbytjet janë më të rrezikshme nga sa ata mendojnë.Cuomo tha gjithashtu se shteti ishte i përgatitur në rast të përmbytjeve të gjera dhe janë të gjitha masat për parandalimin e tyre.