Përmbytjet në Lezhë, nis verifikimi i dëmeve në terren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2014, 09:06
Lezhë- Ndonëse reshjet janë ndërprerë situata vijon të jetë problematike në qarkun e Lezhës, pas përmbytjeve masive të së mërkurës.Uji vazhdon të jetë prezent në 87 shtëpi dhe 2800 hektarë tokë bujqësore, ndërsa 4 familje në Mirditë janë evakuar për shkak të vërshimit të lumit Fan.Të dhënat janë bërë publike gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile, nën drejtimin e prefektit Ndrec Dedaj.Nga intensiteti i reshjeve, probleme ka patur edhe në rrugët rurale, kryesisht në rrethet e Kurbinit dhe të Mirditës, ku disa prej akseve rrugore në fshatrat malorë janë bërë të pakalueshme.