Kalonin ilegal drejt Anglisë, cigarja djeg të gjallë në kamion dy të rinj shqiptarë FOTO

Dy të rinj shqiptarë një vajzë dhe një djalë kanë humbur jetën në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Angli.Të rinjtë janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit që shpërtheu në kamionin ku ata ishin fshehur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së të mërkurës.Nga pozicioni që janë gjetur trupat tregon se ata janë përpjekur të dalin nga kamioni në momentin kur ka rënë zjarri, por ka qenë e pamundur. Trupat e viktimave, janë gjetur terësisht të karbonizuar.Ndërsa pritet që sot të dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes së rëndë, Ora News zbulon se vazja që ka mbetur e vdekur është nga Rrësheni, Erinda Kaçorri 22 vjeç dhe ishte nisur ilegalisht për tu bashkuar me bashkëshortin e saj, qe ndodhej në Angli.Ajo shoqërohej nga djali i dajës së burrit të saj, Rexh Myzyraj nga Kukësi, që po e ndihmonte për të mbërritur në destinacionin e tyre në Angli. Familjarët e të resë,  janë njoftuar nga i fejuari i saj për tragjedinë, ndërsa pritet të bëhet dhe identifikimi i viktimave.Me Erindën familja kishte humbur kontaktet prej të mërkurës, 19 nëntor, pikërisht ditën kur ka ndodhur dhe tragjedia.Me poshtë video.Lajmi është përcjellë edhe nga mediat franceze dhe ato britanike, të cilat kanë publikuar dhe pamjet e kamionit në flakë.Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, kamioni drejtohej nga një shtetas polak dhe ishte nisur nga Polonia, ndërsa u përfshi nga flakët në terminalin e trageteve pranë Dunkirk.Policia franceze ka bërë ndalimin e drejtuesit të kamionit. Teksa është marrë në pyetje nga Prokuroria, ai ka mohuar të ketë pasur dijeni se në pjesën e pasme të mjetit që drejtonte kishte emigrantë.Mediat raportojnë gjithashtu se dyshohet që është shkaktuar nga një cigare e hedhur nga viktimat, që më pas ka djegur edhe pëlhurën që mbulonte pjesën e pasme të kamionit, ku ishin fshehur.Dy viktimat e shënuara janë të fundit në listën në rritje të azilkëruesve që humbin jetën në kërkim të tokës së premtuar angleze.Incidenti nxjerr edhe njëherë në dritë rreziqet me të cilat përballen emigrantët që kalojnë ilegalisht me kamionë dhe maune drejt Britanisë së Madhe.