Reagon Shpati pas fotos: Di Caprion e kemi mik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2013, 13:15
Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj është fotografuar në Miami me aktorin e njohur, Leonardo Di Caprio. Biondja ka mohuar të ketë lidhje dashurie mes tyre, duke thënë se me Di Caprion ka raporte miqësore.Ndërkohë, i dashuri i saj, Shpat Kasapi ka sqaruar lajmin dhe foton e publikuar në Daily Mail."Leonardon e njoh edhe unë. E kemi mik. Kemi pirë kafe bashkë. Afërdita ka qenë në grup bashkë me modelen Tika Ivezaj. Kushdo që të kishte qenë në vend të Afërditës do të fotografohej nga paparacët, sepse Leo është shumë i famshëm” ka thënë ai.Dreshaj ndodhet në SHBA, ku është duke zhvilluar karrierën e saj si modele.