Çmimet Grammy, ceremonia me 10 shkurt në Los Angeles
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2013, 09:24
Ceremonia e 55-të e çmimeve Grammy do të zhvillohet në Los Angeles të Kalifornisë në datën 10 shkurt. Në materialin në vazhdim do të njihemi me kandidaturat dhe kategoritë që konkurrojnë për të fituar çmimet Grammy për vitin 2013.Tre kategori të reja janë shtuar për çmimet Grammy për vitin 2013: Albumi më i mirë bashkëkohor, albumi më i mirë me përmbledhje klasike, si dhe albumi më i mirë jazz.Kandidaturat për albumin më të mirë bashkëkohor janë Chris Brown, Miguel dhe këngëtari nga New Orleansi Frank Ocean për albumin e tij të parë “Chanel Orange”.Frank Ocean konkuron për 6 çmime, sëbashku me Kanye West, Jay – Z, Mumford & Sons, Dan Auerbach i grupi The Black Keys dhe Fun, të cilët kanë më shumë kandidatura.