Pop mbretëresha Adele me të ardhura shumë të mira

Pop mbretëresha Adele po arrin standarde të larta jetësore me një pasuri prej 15 milion dollarësh. Këngëtarja e "Rolling in the Deep" raportohet se çdo ditë fiton 41.000 dollarë.Nga kjo del se ylli nuk e ka aspak problem të harxhojë më shumë se 47.000 dollarë në muaj për shtëpinë ku po qëndron deri në ceremoninë e Oscar, shtëpi e cila më parë i ka takuar Sir Paul McCartney në Los Angeles.Sipas kompanisë që merret me të ardhurat e Adele, në bankë ajo ka një shumë prej 10.3 milion dollarë, derisa 4.6 milion të tjerë i shfrytëzon për pagesa të ndryshme, gjithsej 14.9 milion dollarë.Pasuria e saj përgjithësisht ka ardhur si pasojë e suksesit mbarëbotëror të albumit të saj, i cili është shitur rreth 25 milion kopje.