70-vjetori i çlirimit në "Tonight", historianët: Politika, larg historisë
Klasa politike nuk e tradhëtoi traditën as këtë 70-vjetor të çlirimit të Tiranës dhe Shqipërisë, duke kremtuar dje në dy aktivitete të ndryshme.Për historianin Beqir Meta, politika duhet të shkojë drejt një konvergimi, qoftë në lidhje me qëndrimin ndaj luftës dhe ndaj çështjeve të tjera të historisë sonë kombëtare.Beqir Meta:Klasa politike të mos keqpërdorë historinë për kapitale politike“Klasa politike duhet të largohet disi nga referencat e drejtëpërdrejta ndaj historisë dhe më keq akoma, çfarë është provuar gjatë këtyre viteve ta keqpërdorë historinë për kapitale politike. Historinë për kapital politik e përdorin përgjithësisht diktaturat dhe diktatura komuniste ka qenë ajo që e ka përdorur historinë për kapital politik.Madje Luftën e Dytë Botërore e ka përdorur si bazë legjitimiteti për të justifikuar diktaturën mbi shqiptarët. Kështu që klasa e re politike nuk duhet të ketë asgjë të përbashkët, qoftë dhe me përqindje shumë të ulëta nga ai pushtet që përfaqësonte diktatura.Patjetër palët duhet të distancohen nga këto dhe historia të jetë një objekt kulturor, shkencor për historianët dhe klasa politike duhet të shkojë drejt një konvergimi, qoftë në lidhje me qëndrimin ndaj luftës dhe ndaj çështjeve të tjera të historisë sonë kombëtare. Emancipimi i saj do të çojë drejt konvergimit patjetër.Nuk janë në nivelin e duhur, kombe të tjera e kanë provuar që të jenë të tillë”.I ftuar në Tonight Ilva Tare, anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë tha se Lufta Nacional Çlirimtare dhe betejat për çlirimin e Tiranës i përkasin një periudhe historike shumë të komplikuar.
Sipas tij shqiptarët të gjendur përballë një agresori të fuqishëm ia dolën, jo vetëm të rezistonin por dhe të mbronin interesat kombëtare.“Fatkeqësisht pas vitit 1943, lufta degradoi në një konflikt thuajse civil mes palëve” thekson ai.Edhe historiani Marenglen Kasmi, është i mendimit se kremtimet për 70-vjetorin e çlirimit duhet të synonin më tepër në krahun shkencor.Marenglen Kasmi: Ata që dhanë jetën për këtë çlirim nuk ishin komunistëPër Kasmin, Lufta Nacionalçlirimtare dhe betejat për Tiranën, përfaqësojnë një ngjarje të shënuar për historinë e popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.“ E shikoj këtë kremtim të 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë jo si një përfshirje të politikës në histori për të kryer festime të tilla. Sepse për këtë duhet të merren masa sesi do të bëhen këto festime.Këto kremtime më tepër duhet të synonin në krahun shkencor, me historianët duke kryer konferenca shkencore, të rrihet debati shkencor duke shikuar dhe dokumentat e reja që kanë dalë. Sa i përket rrezikut, daljen e figurës së Enver Hoxhës në foto ditën e sotme nuk e shikoj si reabilitim të kësaj figure.Sepse nëse shohim statistikat, komunistët deri në fund të Luftës së Dytë Botërore për Shqipërinë ishin rreth 4-6% të LANÇ. Jo më shumë se 3600 anëtarë partie. Ata që dhanë jetën për këtë çlirim nuk ishin komunistë dhe nuk kishin të bënin ndoshta fare me këtë ideologji. Morën armën dolën në mal, iu përgjigjën një thirrje për të çliruar vendin nga pushtuesi.Erald Kapri: 70-vjetori i çlirimit, shans i humbur për paqe mes shqiptarëshNdërsa për Erald Kaprin, botues i artikujve per ngjarjet historike, përkujtimi i 70-vjetorit të çlirimit është një shans i humbur për një paqe mes shqiptarësh.“Është një shans i humbur, siç e pamë dhe sot fatkeqësisht portretet e diktatorit u shfaqën hapur, ku dhe për herë të parë për këtë çështje reagoi edhe Ambasadori amerikan.Kjo do të thotë se është një çështje serioze. Në kompleksitetin e kësaj ngjarje, luftës në përgjithësi dhe mënyrës si po bëhen festimet për 70-vjetorin nuk është thjesht për të nderuar atë çfarë ka ndodhur, por mënyra si po bëhet mendoj që është e gabuar.Ky 70-vjetor duhet të vijonte si efekt i një memorie historike më të thellë dhe sidomos i një paqeje të madhe.Ne vërtet po festojmë 70- vjetorin, por po e festojmë në të njëtën linjë siç ka ndodhur në vitet e diktaturës. Ky 70-vjetor duhet të shërbente për rehabilitimin e shumë figurave, për të parë më mirë luftën dhe për të folur për disa gjëra më hapur nga çfarë flasim sot.Psh, sot u fol për çlirimin e kryeqytetit por shumë pak u fol për viktimat e pafajshme civile të vrarë nga komunistët gjatë çlirimit të kryqytetit, lufta i ka këto dhe duhet ti themi, nuk kemi pse i fshehim. Lufta për pushtet është njësoj nga fillimi deri në fund dhe e shfrytëzuar në mënyrë përfekte nga komunistët