Kuvendi miraton në parim buxhetin 2015 dhe paketën fiskale
Tiranë- Pas një seance maratonë prej 12 orësh me radhë dhe diskutimeve të gjata, Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2015.Me 77 vota pro, deputetët e mazhorancës në mungesë të opozitës në Kuvend, i kanë dhënë bekimin në parim buxhetit të vitit të ardhshëm dhe paketës fiskale që e shoqëron.Gjatë diskutimeve oponenca e deputetëve brenda mazhorancës nuk ka munguar.Në emër të grupit parlamentar të PS, kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka kundërshtuar heqjen e taksës doganore për importin e miellit dhe heqjen akcizës për pijet energjike, ndërsa i kërkoi qeverisë hetim në tregun e karburantëve dhe prishjen e 4 kontratave koncensionare që rëndojnë mbi biznesin.Ndërkaq ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë fjalës së tij evidentoi 5 pika të forta të buxhetit.Buxheti 2015 parashikon një kapërcim të të ardhurave në raport me prodhimin e përgjithshëm bruto në 27.5%, nga 26% që është pritshmëria për vitin 2014.Shpenzimet buxhetore do të rriten lehtë, nga 31.2% e PBB-së në 2014-n në 31.5% vitin e ardhshëm. Rritja e lartë e të ardhurave do u mundësojë financave të ulin deficitin buxhetor në 4% të PBB-së, nga 5.2% që pritet të mbyllet viti aktual.Nderkohe qe edhe borxhi publik pritet te zbrese ne 70.6%, duke pësuar një rënie të lehtë. Vitin e ardhshëm ekonomia pritet të rritet me 3%.Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se nuk do të rikthehet akciza për pijet energjike, çështje kjo mjaft e debatuar në komisionet parlamentare dhe kërkesë e vazhdueshme e grupit socialist. Pritet që diskutimet në parlament, ku mungon opozita, të jenë maratonë.Sipas kryeministrit buxheti 2015 ka të bëjë me njerëzit, ne nuk e kemi harruar dhe është rezultat i diskutimeve me FMN e BB ndërsa paketa fiskale nuk rrit taksat “nxit prodhimin, përpunimin, fuqinë mbrojtëse ndaj mjedisit do te stimulojme me shume siguri”Kryeministri u shpreh se “mungesa e sotme e opozitës në parlament është e ndjeshme”“I jemi përmbajtur zgjedhjes më të rëndësishme evropiane dhe kemi mbështetur rritjen ekonomike pa masa shtrënguese. Jam krenar që buxheti 2015 nuk shoqërohet me masa shtrënguese B uxheti do të jetë mjet në funksion të njerëzve që duan të punojnë. Objektivi ynë minimal është rritje ekonomike mbi 4 % në fund të mandatit.Ja çfarë parashikohet në buxhetin 2015-Buxheti 2015 ul ose zeron 15 taksa-Rrit vetë tre taksave të domosdoshme për të nxitur punësimin e zhvillimin-Hiqet TVSH për sektorin e sigurimeve.-Zerohet taksa e naftës bruto- Ulja e rentës për kromin e përpunuar-Ulje të taksës për gomat e reja të automjeteve-Zgjerim i akcizës mbi bitumin natyral, stimulon përpunimin në vend-Heqje akcize për pijet energjike.-Akciza e cigares nuk duhet te konsiderohet si rritje takse-Defiçiti ulet me 48%, rritja e të ardhurave është më e madhja-Se shpejti në Kuvend paketë e re per mbeshtetjen e investimeve-Objektiv të ulim borxhin nga 71 % ne 65.5 % në 2015 e kemi plotësisht në dorë