Vdes një nga tre vëllezërit, u plagos për një rrip toke nga kushuriri i tyre

Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm një nga tre vëllezërit Çangu, të cilët u plagosën një ditë më parë nga kushuriri i tyre.Burime nga spitali i Traumës në Tiranë bëjnë me dije se 66-vjeçari, Ali Çangu, vdiq rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.Si ndodhi ngjarjaAli Çangu sëbashku me dy vëllezërit e tij Dashamir dhe Bajram Çangu u qëlluan dje me çifte nga kushuriri, Estref Çangu.Tre vëllezërit u plagosën pas një përplasje me armë brenda fisit në fshatin Vrion të komunës Nikël në Krujë. Konflikti midis tyre ndodhi për një copë tokë, që pretendohej nga të gjitha palët.Në debat e sipër, pasi situata u tensionua, njëri nga kushërinjtë, Estref Çangu, nxori çiften dhe qëlloi mbi vëllezërit Ali Çangu, Dashamir Çangu dhe Bajram Çangu.Autori Estref Çangu u largua menjëhere nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që tre vëllezërit e plagosur u dërguan për në spitalin e traumave në Tiranë per marrjen e ndihmës mjekësore.Uniformat blu u vune ne levizje dhe vetem pak ore pas ngjarjes, vune ne pranga autorin e plagosjes se trefishte.