Lamtumirë Doktor Flori, trupi i pajetë i artistit përcillet në banesën e fundit

Tiranë-Një lamtumirë që askush nuk e mendonte se do ja jepte kaq shpejt Doktor Florit.Këngëtari 35-vjeçar i cili u nda nga jeta në rrethana ende të paqarta, është përcjellë me lot e dhimbje nga të afërm, miq, por edhe nga ata që veç e kishin shijuar artin e tij nëpërmjet ekranit.Holli i RTSH ka qenë skena e fundit e këngëtarit që bëri epokë në muzikën shqiptare.Ata që ndanë bukurinë jetësore të Florit dhe krijimtarinë e tij plot jetë e kanë të vështirë ti thonë lamtumirë.“Sot është një ditë e trishtë, për të gjithë miqtë e Florit, por edhe për gjithë Tiranën. Është këngëtari që këndoi më shumë se aksush Tiranës me zhurmë. Sot Tirana ka nevojë për pak heshtje.”“Një humbje e madhe, një boshllik që nuk do mbushet ndonjëhërë në shoqërinë shqiptare dhe u preftë në paqe”Lamtumirë për Florin me ngashërim kanë edhe ata me të cilët shpesh herë u përball edhe pse me art, politikanët.Lotët dhe tingujt e muzikës ishin shoqëruesit për rrugëtimin e fundit.“Të gjithë ndajmë angazhimin sot për ta kujtuar atë të qeshur dhe plot energji”, tha MetaLamtumirë Doktor Flori, muzikën po e mbajmë për vete që të mos mbyllet dhe ajo në varr.