Fotot e Enver Hoxhës në ceremoninë e 70-vjetorit të Çlirimit të Tiranës
Tirane- Fotot e diktatorit Enver Hoxha dhe brohorimat në emër të tij janë dëgjuar sot paradite në mes të kryeqytetit në 70 vjetorin e çlirimit të tij, pikërisht në ceremoninë ku mori pjesë kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.Veteranët e luftës mbanin në duar foto të Enver Hoxhës por edhe pankarta në të cilat shkruhej "Rroftë Partia Komuniste".Ndërsa kryeministri dhe kryetari i kuvendit po vendosnin kurorat me lule para bustit dhe bënin nderimin e rastit, të vendosur mes turmave që kishin shkuar për të qenë pjesë e homazheve.Paloka: Ditën e bashkimit, Rama e ktheu në ditë të përçarjesKreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, dënoi ceremoninë qeveritare me fotot dhe koret e diktatorit Hoxha në 70 vjetorin e çlirimit të Tiranës.“Edi Rama dhe Ilir Meta, zyrtarisht sot konfirmuan dhe e vunë në jetë projektin e tyre për rehabilitimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha.Me fotot e Enverit pas shpatullave, me korin e Enverit në sfond, Rama dhe Meta, gjetën mënyrën më të turpshme për të baltosur 70 vjetorin e clirimit të Tiranës.Duke përkujtuar këtë ditë të shënuar, me dikatorin Hoxha, Rama dhe Meta, kanë fyer kujtimin e dhjetra intelektualëve, heronjtë e vërtetë të luftës, të cilët u vranë dhe u lincuan drejtpërdrejt nga dora e Enverit.Rama dhe Meta kanë fyer sakricifat e dëshmorëve të luftës, të cilët dhanë jetën për lirinë e vlerat europiane, vlera të cilat i përdhosi dikatori Hoxha, me instalimin e regjimit më të egër dhe më gjakatar në gjithë lindjen.Me Enver Hoxhën në sfond, Edi Rama dhe Ilir Meta, provokuan sot të gjithë shoqërinë tonë, dhe plagët e saj më të dhimshme të periudhës së shkeljes brutale të dinjitetit njerëzor, të plagëve të urisë që solli dikatori në këtë vend për më shumë se 40 vite.Kjo duhej të ishte dita për të bashkuar gjithë shqiptarët pavarësisht preferencave politike, në nderim të të rënëvëe, në nderim të luftës së tyre, por Edi Rama zgjodhi kursin e përcarjes, duke provokuar e duke baltosur sakrificat më të larta njerëzore që u bënë në emër të lirisë dhe kombit”.Festimet e ndara të politikësNdërkaq 70 vjetori i çlirimit të Tiranës është kremtuar në dy aktivitete të ndryshme, si gjtihnjë politika është shfaqur e ndarë.Bashkia e Tiranës nuk zgjodhi të festonte pranë monumentit 'Ushtari i panjohur' simbol i luftës për çlirimin e kryeqytetit, por të bënte homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit. Së bashku me nënkryetarin e Bashkisë, Enno Bozdo në homazhe kanë marrë pjesë edhe deputetë të PD.Në të njëjtën kohë në mes të Tiranës kreu i kuvendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama por edhe ministra të kabinetit e përfaqësues të Prefekturës vunë kurora me lule në monumentin "Ushtari i panjohur"Ndërsa zhvilloheshin homazhet në dy aktivitete të ndryshme nga Brukseli ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë politike të Partive Popullore Europiane, kreu i PD Lulzim Basha komentoi në facebook"Ky përvjetor i gjen qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë para sfidave të mëdha. Ekonomia në krizë, varfëria dhe papunësia, shpërfillja, dhuna dhe arroganca qeveritare po hapin plagë të thella kudo. Por të frymëzuar nga vepra e atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe zhvillimin e vendit, ne do t'i japim Shqipërisë të ardhmen që meriton."[caption id="attachment_423953" align="alignnone" width="640"]
Homazhet tek "Ushtari i Panjohur" me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit të Tiranës, 17 Nëntor 2014[/caption][caption id="attachment_423952" align="alignnone" width="640"]
Homazhet tek "Ushtari i Panjohur" me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit të Tiranës, 17 Nëntor 2014[/caption][caption id="attachment_423943" align="alignnone" width="640"]
Ne te majtë: Perfaqesues te bashkise homazhe tek Varrezat e Deshmoreve. Ne te djathte: Perfaqesues te maxhorances homazhe tek "Ushtari i Panjohur" , 17 Nentor 2014[/caption]
/Oranews.tv/