Tiranë, shpërthen makina, dyshohet me tritol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2014, 09:22
Një makinë shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit pranë zonës së njohur si ish-Parku I Autobusëve.Nuk ka shumë informacion në lidhje me ngjarjen por mësohet se makina e dëmtuar është e tipit BMW X5 dhe dyshohet se mund të ketë shpërthyer me tritol. Nuk dihet ende se kush është pronari i mjetit.