Reportazhi i Ora News/ Kalaja e Lezhës e harruar nga shteti
Një qytet i cili bart një pjesë të mirë të historisë së popullit shqiptar, por i lënë në harresë.Ky është qyteti i Lezhës në majën më të lartë të së cilit ndodhet kalaja e cila ndër vite është vlerësuar si vepra më e rëndësishme kulturore në vend.Sot kalaja e Lezhës është lënë në harresë të plotë nga shteti. Muret e shkatërruara, rrënoja të cilat rrezikojnë cdo ditë të shemben plotësisht është ajo çfarë ofron sot për vizitorët e paktë në numër kjo kala.
Jo vetëm mungesa e investimeve por edhe e vizitorëve ka bërë që Kalaja e Lezhës të lihet ashtu e vetmuar në majën më të lartë të qytetit.Ora News qëndroi për disa orë në kalanë e Lezhës dhe përvec këtyre dy vizitorëve asnjë tjetër nuk erdhi ta vizitontë këtë objekt historik:
Edhe pse çmimi i biletës është vetëm 50 lekë të reja kalaja gjatë sezonit të dimrit ka numër shumë të vogël vizitorësh, ndërsa në verë numri i tyre ka arritur deri në 6 mijë të huaj dhe shqiptarë.Drejtori i Monumenteve të Kulturës në Lezhë Paulin Zefi rrëfen se Ministria e Kulturës ende nuk ka dhënë asnjë fond për restaurimin e kalasë dhe të ardhurat e pakta nga biletat i shtohen buxhetit të saj.Ministria e Kulturës ka premtuar një restaurim të kalasë në fillim të vitit por ende asgjë nuk është bërë, ndërkohë që edhe në buxhetin e 2015 ministrja Kumbaro premtoi më shumë fonde për monumentet e kulturës.
Ndërhyrja e fundit në kalanë e Lezhës është bërë në vitin 2008 dhe për drejtoin Zefi ka pasur abuzime me fondet.Mungesën e vemëndjes nga ana e shtetit e pohon edhe kryetari i bashkisë së lezhës Viktor Tushaj sipas së cilit ata vetë nuk kanë asnjë mundësi për të ndërhyrë dhe restauruar kështu kalanë.
Por rreth mureve të kalasë së Lezhës ka edhe rreth 40 banesa të cilat në momentin që ajo do ti nenshtrohet restaurimit do të shëmben.Kryebashkiaku i Lezhës I bën thirrje të gjitha institucioneve që të angazhohen në mbledhjen e donatorëve të cilët të marrin përsipër restaurimin e kalasë .Ndërkohë në qëndër të qytetit të Lezhës ka nisur prishja e ndërtimeve të cilat e kanë penguar kthimin e qëndrës ne pedonale për kalimtarët. Projekti është gati dhe brenda tre muajve pritet përfundimi i tij.