ISIS tjetër prerje koke, vritet pengu i fundit amerikan Piter Kasig

Një ditë pas qarkullimit të lajmit në internet se pas sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA ishte vrarë xhihadisti Xhon, i cili shfaqet në videot e lëshuara nga ISIS ku u pritet koka disa pengjeve, duket se ekstremistët kanë kryer një tjetër ekzekutim.Këtë herë, nën tehun e xhihadistit është vendosur pengu më i fundit, Piter Kasig, amerikani që kishte shkuar në Siri disa vjet më parë për të punuar si vullnetar.Në videon e lëshuar në internet, por e hequr shpejt, shfaqet Kasig dhe një numër pengjesh të tjerë, që mendohet se janë pilotë sirianë. Ata duken të gjunjëzuar.Kasig është marrë peng në vitin 2013 pasi ishte kthyer në Siri për të ndihmuar si vullnetar. Më parë ai kishte shërbyer në ushtrinë amerikane në Irak, deri në vitin 2007.Kasig madje ishte konvertuar edhe në musliman, por me sa duket as kjo nuk ka mjaftuar për t'i shpëtuar jetën.