Xhaxhai i xhihadistit: Shteti të na japë besën për kthimin e 2 fëmijëve
Peshkopi-Shkëlzen Dumani është viktima e radhës e luftës absurde të shqiptarëve në Siri dhe Irak. Drama për familjen është dyfishe. Në njërën anë humbja e jetës së një njeriu të dashur, nga ana tjetër dy fëmijë që kanë mbetur mes rrugëve të askundit, në një luftë që ata vetë nuk e kuptojnë dot.Ora News u ndal në shtëpinë e familjes Dumani në fshatin Bellovë të Peshkopisë ku të afërmit tregojnë se lajmin e vrasjes në luftë të Shkelzenit ua ka dhënë një njeri që as e njohin dhe as e dine kush është."Një person që nuk njihej nga ana jonë, merr vëllain e Shkëlzenit dhe i thotë që Shkëlzeni nuk jeton më, prandaj për më shumë informacion cakto një orë dhe kur të duash ti, që të flasësh me nënën tënde që ndodhet atje tek fëmijët."Xhaxhai i Shkelzenit, Ruzhdi Dumani tregon historinë e nipit që nga emigrant në Itali, Greqi e Mekë, u shndërrua papritur në një xhihadist në Siri."Ishte punëtor i paepur, nuk e çonte kohën kot, dinte 5-6 profesione. Ka pnuar si refugjat në Greqi, Itali dhe kohët e fundit në Mekë."Nëna e Shkelzenit udhëtoi drejt ferrit të luftës me shpresën për të marrë fëmijët e të birit, por mbeti atje si viktimë e pakuptimtë e dramës së djalit dhe nipërve të saj.Ajo është e vetmja që ka mbajtur kontaktet me familjen, por trupin ende se ka parë dot."Ka shkuar gjoja për t'i marrë, u bënë 6 muaj. E kanë lajmëruar se djalin e kanë vrarë në luftë. Ajo thotë se që prej natës së Bajramit nuk eshtë takuar me të."Tashmë beteja e vetme e familjes është të kthejë fëmijët tek e ëma që sipas xhaxhait të Shkelzenit, është në gjendje të rëndë psikologjike. Për këtë ai kërkon ndihmën e shtetit."E ema ështe në gjendje psikologje shumë të ulët, vetëm te shteti kemi shpresë, nga kryeministri, ministria e Brendshme për të marrë njoftimin real dhe për t'i sjellë fëmijët pranë nënës."Është kjo drama e familjes që as dyert e mortit nuk i hap dot. Në fshat presin ende një fjalë prej shtetit, ndërsa në Tiranë vëllezërit e Shkelzen Dumanit derën e miqve e kanë mbajtur hapur për të qarë ish-emigrantin që u vra si xhihadist në një luftë që nuk i përkiste. Viktimë e një lufte pa kuptim që ka marrë dhjetra jetë shqiptare, vetëm 12 muajt e fundit.[caption id="attachment_423574" align="alignright" width="640"]
Në foto: Xhihadisti i vrarë Shkëlzen Dumani[/caption][caption id="attachment_423573" align="alignright" width="640"]
Në foto: Fëmijët e xhihadistit të vrarë[/caption][caption id="attachment_423609" align="alignright" width="640"]
Në foto: Shtëpia e xhihadistit të vrarë[/caption][caption id="attachment_423608" align="alignright" width="640"]
Në foto: Xhaxhai i xhihadistit të vrarë Shkëlzen Dumani[/caption]