Lezhë, fshati Domgjon izolohet tërë dimrin për një urë, prej vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2014, 12:54
Lezhë - Izolimi për javë të tëra gjatë periudhes së reshjeve është bërë një zakon i hidhur për 600 banorët e fshatit Domgjon. Në prag të stinës së dimrit ata shprehen se kanë kërkuar ndërhyrje nga pushteti lokal, por përgjigjia e komunës ishte negative pasi nuk ka fonde të mjaftueshme.Mungesa e urës është kthyer në një problem shqetësues për nxënësit e shkollës, të cilët rrezikojnë jetën duke kaluar përmes lumit i cili gjatë prurjeve të mëdha nga reshjet bëhet mjaft i rrezikshëm. Siatuta problematike vazhdon prej vitesh dhe askush nuk merr asnjë masë për ndërtimin e urës.Oranews.tv