Buxheti për kulturën, vëmendje e veçantë do u kushtohet Monumenteve

Tiranë- 1.4 milione dollarë më shumë shkojnë për buxhetin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2015.Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ,gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2015 deklaroi se prioritet mbetet mbrojtja e trashëgimisë kulturore.Shqipëria ka gjithsej 2700 Monumente kulture në të gjithë vendin, por vetëm 70 prej tyre ishin të mbrojtura.RTV Ora News ka bërë një vëzhgim në kalanë e Lezhës dhe pamjet tregojnë qartë se prej vitesh aty mungojnë investimet dhe muret rrezikojnë të shëmben.Për këtë arsye në pr/buxhetin e vitit të ardhshëm 10 mln lekë të reja janë shtuar për Drejtoritë rajonale, të cilat merren me mbrojtjen e Monumenteve të kulturës.Restaurimi i Piramidës theksoi Ministrja e Kulturës, në pr/buxhein e 2015 i është kushtuar rëndësi e veçantë pasi për të ai mbetet një objekt me vlera të mëdha kulturore.