Elbasan, 31 vjeçari vritet me thikë pas sherrit për drogën

Elbasan- Një sherr për drogën mes tre të rinjve ka degjeneruar me dhunë fizike, e më pas janë përdorur armët e ftohta, ku edhe ka gjetur vdekjen 31 vjeçari Klodian Grabocka.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të martës 11 nëntor, në një rrugicë të lagjes "Kala" të qytetit të Elbasanit.31-vjeçari që humbi jetën ishte banues në lagjen "Partizani" të qytetit të Elbasanit, dhe ishte dërguar me urgjencë nga shokët e tij në spitalin e qytetit por ndërroi jetë në spital vetëm pak minuta më pas.Policia e cila mbërriti në vendin e ngarjes pak minuta më vonë bën të ditur se identifikoi autorët dhe i shpalli në kërkim. Emri  i vrasësit ende nuk behet i ditur per shkak te hetimit.[caption id="attachment_420708" align="alignnone" width="655"]vrasja-elbasan Ne foto vendi ku ndodhi vrasja e Klodian Grabockes, 11 Nentor 2014[/caption]