Reagimi i Beogradit ndaj Ramës, Biserko: Gjurmët e fundit të së kaluarës
Prishtina dhe Beogradi janë shtylla kurrizore e një konteksti të ri në Ballkan. Në një intervistë për “Balkan Magazinë” të Ora News, kryetarja e Komitetit serb të Helsinkit Sonja Biserko vlerësoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd, pavarësisht emocioneve që pati nga të dyja palët.“Kosova është një çështje shumë emocionale ende këtu në Beograd, pavarësisht nga fakti se kuptohet dhe shumë herë pranohet se është jashtë Serbisë përgjithmonë. Sidoqoftë Kushtetuta jonë dhe elita politike po e përdor ende Kosovën për të mobilizuar emocione edhe për të. Do të duhej të ishte pritur të vinte një reagim i tillë nga kjo anë, por këto janë do të thosha gjurmët e fundit të së kaluarës të shekullit XX-të, që ka ende shenja vragash në realitetin e sotëm.Vizita kishte një relevancë të jashtëzkonshme dhe rëndësi të jashtëzakonshme për të dy vendet dhe rajonin në përgjithësi. Prishtina dhe Beogradi janë tani shtylla kurrizore e këtij konteksti në Ballkan.Është një vizitë shumë simbolike pavarësisht emocioneve nga të dyja palët. Ishte hapi i parë dhe nuk duhet të harrojmë se afrimi me BE dhe projekti i BE, është para së gjithash një projekt i paqes.Të dy palët, shqiptarët dhe serbët duhet të mësojmë sesi të merremi me njëri-tjetrin, me më shumë durim dhe mençuri. Kjo vizitë është simbolike dhe duhet të trajtohet si vizitë historike pavarësisht emocioneve nga të dyja palët”.Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është çështja e fundit e mbetur pezull mes serbëve dhe shqiptarëve. Sipas Biserkos, Serbia duhet të merret seriozisht me këtë çështje, ndërsa shpreson se vizita e Ramës të jetë një bllok ndërtues në këtë aspekt.“Ky është një problem i gjatë dhe Serbia nuk mundi ta zgjidhë këtë çështje. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë në një lloj amullie ashtu si serbët në veri të Kosovës. Dhe mendoj se është në rrugë për tu rregulluar nga të dyja palët. Mendoj se duhet të merremi me këtë realitet, që shqiptarët në jug janë një pakicë dhe kanë të drejta dhe janë përshkruar tashmë në Kushtetutën tonë dhe ligjet tona por në praktikë nuk janë zbatuar.Presheva është një çështje e fundit pezull, e cila nuk është trajtuar siç duhet dhe shpresoj që vizita e Kryeministrit në Luginën e Preshevës do të jetë një bllok ndërtues në këtë aspekt dhe që shqiptarët pas zgjedhjes së Këshillit nacional shqiptar do të mund të formësojë infrastrukturën për komunitetin shqiptar. Duhet të ketë vullnet politik nga pala serbe për të përfshirë shqiptarët, por dhe pakicat e tejra, por kjo do të kërkojë kohë.Ka shumë çështje të lëna pezull për tekstet shkollore, diplomat, të cilat mendoj se do të trajtohen në të ardhmen”.