NATO e shqetësuar për përshkallëzimin e krizës në Ukrainë

Karvanët me kampionë që çojnë artilieri të rëndë dhe furnizime në lindje të Ukrainës përbëjnë një shqetësim të madh për NATO-n pasi rrezikojnë përshkallëzimin e konfliktit mes Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.Këtë e konfirmon komandanti supreme i aleancës, gjenerali amerikan, Filip Bridlov. Aleanca e Atlantikut Verior konfirmoi atë që pati thënë pak ditë më parë zyra e OSBE-së."Mund të konfirmojmë se kemi parë dhe kemi marrë raportimin nga OSBE-ja se në lindje të Ukrainës po kalojnë materiale, pajisje armatime dhe furnizime", tha Bridlov.Ukraina e ka akuzuar Rusinë se ka dërguar një autokolonë me 32 tanke dhe kamionë të mbushur me trupa në lindje të vendit, ndërkohë që Moska e ka mohuar një gjë të tillë, edhe pse gjatë luftimeve para armëpushimit shumë ushtarë rusë kanë humbur jetën atje.Sipas Bridlovit, armëpushimi në këtë pikë është vetëm në letër, pasi dhuna vazhdon të rritet ditë pas dite.Ndërkohë që mendohet se trupat e futura së fundmi në Ukrainë nuk po përfshihen në luftime të drejtpërdrejta, por po stërvisin dhe ndihmojnë ato separatistë. Mendohet se deri tani kufirin e kanë kaluar rreth 250-300 ushtarë rusë.