Rama dinjitoz në Serbi, Topi vlerëson qëndrimin e mesazhet e vizitës

Një ngjarje e rëndëishme që u përfaësua në mënyrën më dinjitoze nga kryeministri Edi Rama. Ky ka qenë vlerësimi i bërë nga kreu i FRD-së Bamir Topi për vizitën e Kryeministrit në Beograd.“Kryeministri Edi Rama përfaqësoi në mënyrë dinjitoze shqiptarët në vizitën e tij në Serbi dhe Preshevë. Fryma e mirëkuptimit dhe e bashkërendimit, tashmë është konsoliduar në politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë në të gjithë dimensionin e politikën shqiptare. Nuk mendoj që një shqiptar sillet në mënyrë më patriotike se një shqiptar tjetër, por politika e sotme moderne duhet t’i sjellë shqiptaret në ngjarje të tilla në sintoni të plotë qëndrimi.Sigurisht, politika e brendshme ka karakteristikat e veta, por jam i bindur se cilido që është në opozitë duhet të thotë të vërtetën, por kur vjen puna e përfaqësimit të interesave të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ishte tepër dinjitoz në përfaqësimin e politikës shqiptare dhe interesave të tyre, kudo që ndodhen”, tha Topi.Ndërsa theksoi se problemi më i madh shqiptarëve në Ballkan janë vetë shqiptarët, Topi u ndal në Kosovë, duke mos kursyer kritikat për politikën në Prishtinë, e cila sipas tij e ka lënë vendin në mes të rrugës.“Vizita e Ramës diagnostikoi marrëdhëniet mes dy vendeve. Kosova është çështje e politikës ndërkombëtare. Kosova në pak vite arriti një sukses të paimagjinueshëm për secilin prej nesh. Janë shumë pak vite nga koha kur u bë i pavarur për të përcaktuar fatin e një shteti. Por tani situata në Kosovë, kur e kanë në dorë shqiptarët për vendimmarrje, padyshim me praninë e pakicave, e kanë lënë në rrugë”, u shpreh Topi.Kritikat nuk munguan as për klasën politike në Tiranë. Ish-presidenti tha se Parlamenti dhe jo foltoret e selive duhet të jetë vendi i debatit mes palëve.Kreu i Frymës së Re Demokratike vlerësoi aksionet e nisura nga qeveria kundër vjedhjes elektrike dhe ndërtimet pa leje, ndonëse sipas tij edhe në këtë rast nuk mungoi selektiviteti.